Ish-deputeti i Bashkimit Demokrat për Integrim, Rexhail Ismaili, në një përballje me Nënkryetarin e Aleancës për Shqiptarët Remzi Memedi, tha se në partinë e këtij të fundit nuk merret vesh se kush komandon dhe çfarë thotë një eksponent i kësaj partie nuk thotë një tjetër. Ai tha se ka përplasje dhe kundërshtime mes kryetarit, sekretarit dhe nënkryetarit të kësaj partie, ndryshe nga BDI-ja që është homogjene dhe ka një lider.
BDI-ja ka një strukturë homogjene dhe e vërteta është se ne kemi në lider që ka stausin e arbitrit. Qëndrimet e kryetrarit të ASH-së, Sekretarit të Përgjithshë të ASH-së, Nënkryetarit të ASH-së, janë ndryshe. ASH-ja ka një problem të madh ndryshe, nga në të BDI-së, se nuk kuptohet kush vendos, çfarë thotë një eksponent nuk thotë një tjetër.