Një i ri shqiptar ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme në Itali, pasi është përplasur nga një makinë. Ngjarja mësohet se ka ndodhur në Siracuzë, Itali. Siç shkruajnë mediat italiane, 28-vjeçari shqiptar është përplasur nga një makinë në Policoro, rruga ‘Lido’. Ai ishte duke ecur në këmbë bashkë me një tjetër shqiptar, ku është përplasur nga një makinë. 28-vjeçari ka humbur menjëherë jetën, ndërsa tjetri është dërguar në spital në gjendje të rëndë. Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur policia e karabinierët që kanë nisur hetimet. Është ndaluar shoferi.