Kryesuesi i Presidencës së Bosnjës e Hercegovinës, Mlladen Ivaniq, i cili është për vizitë dyditore në Maqedoni, deklaroi se nuk është i njohur me detajet e Deklaratës së partive shqiptare, por sipas tij, gjithçka që është nga jashtë nuk mund të jetë mirë për vendin.

Kryesuesi i Presidencës boshnjake theksoi se është i bindur se presidenti i Maqedonisë, do të sjellë vendimin më të mirë për stabilitetin dhe prosperitetin e Maqedonisë.

Në takim u bisedua për marrëdhëniet midis dy vendeve, për proceset eurointegruese, për gjendjet aktuale në të dy vendet, gjendjen në rajon, për bashkëpunimin ekonomik në kontekst të së cilit nesër do të organozohet biznes forumi në Shkup dhe tema tjera.

Ivaniq vlerësoi se marrëdhëniet midis dy vendeve janë më të mirat në rajon dhe as në të kaluarën, as tani nuk ka çështje të hapura.