Vajza e presidentit amerikan Donald Trump, ka përshëndetur arritjen e Marrëveshjes së nënshkruar sot në Washington mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë.

Ivanka Trump përmes një postimi në Twitter ka uruar presidentin e SHBA-ve dhe bashkëpunëtorët e tij për këtë marrëveshje historike.

”Urime Donald Trump, Richard Grenell, Robert Obrien dhe Jared Kushner për progresin e sotëm historik – normalizimin e lidhjeve ekonomike mes Kosovës e Serbisë, dhe ndihmën për zgjidhjen e një konflikti prej dekadash në Europën Lindore”- shkruan Ivanka Trump,Twitter.