Ligji për gjuhët është jokushtetues dhe represiv, tha presidenti Gjorge Ivanov në fjalimin e tij vjetor në Parlament,prcjell Fol.

“Me këtë ligj, për shkak të pikave politike afatshkurtra, interesat e qëndrueshme të Maqedonisë dhe popullit maqedonas janë në pyetje.Kërkesa për dygjuhësinë miratohet me Amendamentin 5 të Kushtetutës, që doli nga marrëveshja e Ohrit ku rregullohet përdorimi i gjuhës zyrtare në Republikën e Maqedonisë.Për një projektligj që ka një flamur evropian, është e nevojshme të kemi një direktivë evropiane, e cila kërkon harmonizimin e legjislacionit maqedonas me atë të Bashkimit. Një direktivë e tillë nuk ekziston dhe me këtë ligj ne do të bëhemi ndoshta i vetmi shtet evropian që përcakton kushtet për anëtarësimin në BE, të cilin askush nuk dëshiron “, tha Ivanov./Fol.mk