Pas qëndrimit zyrtar të kryetarit të Maqedonisë, Gjorge Ivanov në Brazil, gjegjësisht hapjen e ambasadës së Maqedonisë në Brazil, i ka lënë shumë përshtypje Ivanov zv.ambasadorit të Indisë në Brazil, Abhay Kumar dhe kjo për faktin e origjinës së emrit të Maqedonisë, përcjell Fol.

”Kam pasur rastin të takohem me dr. Gjorge Ivanov, kryetar i Maqedonisë në hapjen e ceremonisë së ambasadës së Maqedonisë në Brazil. Gjëja interesante që më tha “Fjala Maqedoni vjen nga India. Ajo u quajt ‘Maa Ki Duniya’, të cilën romakët e quanin Maqedoni”.

Nuk dihet sesa është e vërtetë kjo, pasi menjëherë nuk kanë munguar talljet dhe komentet në internet me deklaratën e Ivanovit. /Fol/