Kryetari i shtetit Gjorgje Ivanov, përmes një njoftimi drejtuar mediave ka thënë se asnjëherë nuk do të nënshkruajë një Ligj i cili është miratuar me dhunë. Ai më tej ka thënë se, miratimi i tillë është dhunë institucionale dhe goditje mbi demokracinë.

“Si Kryetar i Republikës së Maqedonisë, unë këtë nuk do ta lejoj. Nuk do të nënshkruaj një Dekret për Ligjin i cili është miratuar në këtë mënyrë. Kushtetuta dhe ndërgjegjja ime nuk më lejojnë të nënshkruaj një dekret që shpall këtë ligj. Një ligj i cili keqpërdor flamurin evropian, një ligj për të cilin nuk u zhvillua asnjë debat për ndryshimet e amendamenteve që rezultuan nga sugjerimet e mia, ligj i cili u miratua përkundër gjitha procedurave, Ligj i cili është jokushtetues dhe ligj që shkel gjitha garancitë e dhëna”.

Ivanov më tej i drejotohet deputetëve se kështu nuk udhëhiqet shteti, kështu nuk realizohet qëllimet tona strategjike, kështu nuk respektohet Kushtetuta, gjë për të cilin jeni betuar kur morët funksionin tuaj se do të jeni në shërbim të popullit.

“Kur e ktheva Ligjin për përdorimin e Gjuhëve, sqarova detaisht vendimin tim. Kërkova nga ju, që me kujdes ti shqyrtoni vërejtjet e mia dhe prita me përgjegjësi dhe ndërgjegje të veproni ashtu siç kërkon Rregullorja e Kuvendit. Mënyra se si votuat për herë të dytë këtë Ligj, tregon se kjo është dhunë institucionale dhe goditje mbi demokracinë. Shpresoj se jeni të vetëdijshëm për pasojat që do të vijnë”.