Në fjalimin e fundvitit në Kuvend, presidenti Gjorgji Ivanov ka akuzuar Qeverinë e Kosovës lidhur me ndihmën financiare që ka ndarë për familjarët e personave të vrarë në ngjarjet e 9 dhe 10 majit në Kumanovë. Ivanov tha e ky veprim është shenjë jo falemenderimi për ndihmën që siç u shpreh ai Maqedonia I ka dhënë gjatë krizës së refugjatëve.

“Qeveria e Kosovës vendosi të ndajë ndihmë financiare për aktorët e angazhuar në aktet e dhunshme dhe terroriste në Gushincë dhe Kumanovë.

Ashtu Qeveria e Kosovës e shprehi falemenderimin për kujdesin e mbi 350.000 refugjatëve kosovarë në vitin 1999, njohjen e Pavarësisë së Kosovës dhe kyçjen e Kosovës në bashkëpunimin rajonal”, tha Ivanov, raporton SHENJA.