Sipas Komisionit për Antikorrupsion, drejtori i “AD MEPSO” abuzoi me të drejtën e diskrecionit kur e punësoi motrën e Ministrit të Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi, në konkursin ku ishin paraqitur 73 kandidatë për atë pozitë.

Presidentja e Komisionit, Biljana Ivanovska thotë se kjo e drejtë e diskrecionit e mundësuar nga Ligji për Marrëdhëniet e Punës duhet të jetë një përjashtim kur ka dy ose tre kandidatë që renditen dhe jo siç ka ndodhur në këtë rast.

“E drejta e diskrecionit duhet të jetë e kufizuar, ajo mund të përdoret kur duhet të zgjidhet mes dy ose tre kandidatëve që kanë performanca përafërsisht të barabarta. Por nga 73 persona që kanë konkuruar ta zgjedhësh pikërisht motrën e Bekteshit është tejkalimi i diskrecionit. Përveç kësaj, intervista është mjeti bazë për kryerjen e zgjedhjeve, por këtu nuk ka kritere, asnjë renditje të kandidatëve dhe kjo nuk kërkohet nga ligji në mënyrë eksplicite”, tha Ivanovska për Telma./zhurnal