Kryetar Kuvendi Sonte në Click Plus në Tv 21 me gazetarin Fatmir Aliu dhe mysafirët në panel nga pozita dhe opozita për debatuar për zgjedhjet Prezidenciale. Përfaqsuesi i BDI-së dhe Shef i Shtabit Zgjedhorë Izet Mexhiti duke folur për kandidatin Stevo Pendarovski ka thënë se:

Ne e dijmë se vetëm me votat e shqiptarve në Kuvendë nuk mundë të zgjidhej Kryetar Talat Xhaferi prandaj me parimin e konsenzualiteti u zgjodhë dhe tani kur jemi tek Prezidenti edhe këtu nisemi prej parimit konsensualitetit dhe prandaj e përkrahim Stevo Pendarovskin.

A është kjo marrveshja LSDM dhe BDI? Edhe pse Mexhiti nuk e tha direkt por ka lënë të kuptohet se mbështetja e LSDM për Talat Xhaferin ka qenë e kushtëzuar mbështetjen e BDI-së për Prezidentin. Kjo tezë e hudhë poshtë parimin e konsenzualitetit sepse bëhet fjalë për një pazarë mes BDI dhe LSDM-së.