Kryetari aktual i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, njofton se pas 12 viteve në krye të Komunës, në zgjedhjet e ardhshme lokale nuk do të kandidojë për të parin e Çairit.

“Dëshiroj të bëj publik vendimin tim për të mos kandiduar në zgjedhjet e ardhshme lokale për të drejtuar Komunën e Çairit. Pas tre manadatesh dhe dymbëdhjetë vjetësh, ka ardhur koha që t’u krijohet hapësirë dhe mundësi gjeneratave të reja të strukturës sonë politike për të dhënë kontributin e tyre me dije, aftësi dhe përgjegjësi”, shkruan Mexhiti.