Izraeli nuk do ta përfshijë në projektligjin e njohur si “ndalesa e ezanit” tingullin e prodhuar nga instrumenti i quajtur “Shofar” për të njoftuar hyrjen në ditën e shtunë e cila llogaritet e shenjtë për hebrenjtë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Radioja shtetërore e Izraelit ka bërë të ditur se rregullimet e reja ligjore në lidhje me projektligjin që parasheh ndalimin e ezanit me altoparlantë nëpër xhami, që njihet si “ndalesa e ezanit”, do të bëhen ditën e diel në mbledhjen e Këshillit të Ministrave.
Ndërkaq, thuhet se ndryshe nga ezani, për të cilin autoritetet kanë pretenduar se ka shkaktuar “ndotje akustike”, tingulli i prodhuar nga instrumenti frymor i quajtur “Shofar” për të njoftuar hyrjen në ditën e shtunë e cila llogaritet e shenjtë për hebrenjtë nuk do të përfshihet në projektligj.
Këshilli i Ministrave të Izraelit edhe pse e ka miratuar projektligjin nuk ka arritur që të njëjtin ta dërgojë në Parlament për shkak të përmbajtjes së disa partive politike në vend.
Partitë në fjalë, të shqetësuar se projektligji do të përfshinte edhe instrumentin “Shofar”, kishin rekomanduar që ligji të mos zbatohet nga ora dhjetë e natës deri në orën shtatë të mëngjesit.
Nga ana tjetër, muslimanët në Palestinë vazhdojnë të reagojnë kundër këtij projektligji. Dijetarët palestinezë kanë theksuar se projektligji duhet anuluar, duke deklaruar se nuk do ta zbatojnë në rast se arrin të ligjësohet.
Gilad Erdan, ministri izraelit i Sigurisë Publike, më herët theksoi se forcat izraelite gjithsesi kanë reduktuar zërin e ezanit në disa zona edhe pa ligjësimin e projektligjit.
“Nuk ka n