Siç njoftuam më herët, ish-kryeministri Nikolla Gruevski, sot u thirr në gjykatë për t’u marrë në pyetje, në lidhje me lëndën ”TNT” të Prokurorisë Speciale Publike, ku ai është njëri ndër të dyshuarit.

Marrja në pyetje e liderit të OBRM-PDUKM-së ka zgjatur më pak se një orë. Pas daljes nga Gjykata Penale, Gruevski ka deklaruar:

“Sot u thirra në gjykatë sepse Katica Janeva ka dyshuar se do ta lëshojë vendin dhe se nuk do të paraqitem në gjykatë. Nuk e di nëse dikush beson në diçka të tillë, apo është veç dëshirë e porositësve të Janevës. Njeriu që tha se nuk e njeh gjykatën është i vetëdijshëm për rejtingun e tij dhe mbështetjen nga populli, prandaj nëpërmes kontrollit që e ka në PSP tenton që mua dhe bashkëpunëtorët e mi të na paraqesë sikur është ai vetë”./Telegrafi/