Ja çfarë informacionesh fshihen pas etiketave të frutave dhe perimeve

Etiketat e frutave nuk janë një detaj i parëndësishëm që duhet kaluar pa u vënë re nga ne. Në këto ngjitëse “fshihen” informacione të rëndësishme rreth mënyrës si është kultivuar fruti. Këto shifra tregojnë nëse produkti është rritur organikisht, i ngarkuar me pesticide, plehra kimike, herbicide apo është modifikuar gjenetikisht.
Çdo numër përcjell një fakt dhe më poshtë do të mësoni si t’i lexoni këto etiketa.
5 shifra
Nëse etiketa ka një kod 5-shifror që fillon me numrin 9, kjo do të thotë se produkti është rritur sipas standardeve USDA.
4 shifra
Nëse kodi ka 4-shifra dhe fillon me numrin 3 ose 4, kjo do të thotë se produkti është me pesticide
5 shifra
Nëse në lëkurën e frutit është ngjitur një kod 5-shifror që fillon me numrin 8, produkti është modifikuar gjenetikisht.
Pa ngjitëse, siç ndodh rëndomë tek ne do të thotë që frutat apo perimet janë kultivuar nga një tregtar i pavarur. Zakonisht janë furnizues lokalë dhe produktet e tyre janë organike.