Moti në Maqedoni nesër do të jetë kryesisht me reshje lokale të shiut, ndërsa në vendet malore do të ketë reshje të borës.

Poashtu nesër do të ketë edhe kushte për bumbullima dhe vetëtima, sidomos në juglindje të vendit.

Temperatura do të shkojnë nga pesë deri në 12 gradë.

Gjatë fundit të javës së punës do të ketë kushte për reshje të dobëta lokale të shiut dhe borës.