Mbi 110 paraqitje për shkarkim të gjykatësve do të gjenden para Këshillit të gjykatësve nga e enjtja, shkruan SDK duke u thirrur në burime të sigurta gjyqësore, shkruan Fakte. Pjesa më e madhe e paraqitjeve janë nga Këshilli për vërtetimin e fakteve, të cilat i janë dorëzuar kryetarit të Këshillit gjyqëaor Zoran Karaxhovski.

Në listë për shkarkim janë edhe gjykatësit e Gjykatës supreme, Faik Asllani, Xhemali Saiti, Rahillka Stojkovska, Risto Katavenovski, në krye me kryetarin e Gjykatës supreme, Jovo Vangellovski. Ata akuzohen për lirimin e të ndjekurin e PSP-së Sead Koçan nga rasti Trust.