Partia Demokratike Shqiptare – dega Tetovë mbajti kuvendin e saj dhe për kandidat të komunës së Tetovës për zgjedhjet e 15 Tetorit zgjodhi Bardhyl Dautin, kurse për bartës liste, Adnan Bilallin.

Punimet e kuvendit i ndoqi Kryetari i PDSH-së, Menduh Thaçi, si dhe struktura partiake e degës. Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi në fjalimin e tij para kuvendarëve potencoi:

“Beteja e jonë politike për rikthimin e Partisë Demokratike Shqiptare në pushtet në qytetin e Tetovës ka të bëjë në rend të parë me cështjen kombëtare të shqiptarëve të Maqedonisë dhe normalisht se kjo betejë do të jetë e vështirë, shumë e rëndë dhe e mundimshme. Në anën tjetër kjo betejë ka një porosi të drejtpërdrejtë për të gjithë qytetarët e Tetovës: Nuk dalim në këtë betejë për interesa personale, por dalim që ti shpëtojmë qytetarët e Tetovës dhe gjithë pasardhësit tonw nipërat dhe mbesat tona prej baltës, prej papastërtisë, prej ajrit të ndotur, prej mbeturinave që notojnë nëpër qytetin e Tetovës. Unë mendoj se të gjithë tetovarët pajtohen se zgjidhja e vërtetë për këto probleme, zgjidhja e vërtetë për këtë qytet është kandidatura e profesor Bardhylit.

Në fund, po them një faliminderim që u takon njerëzve të vërtetë që e mbështesin këtë parti. Sigurisht që njerëzit e vërtetë janë ata që nuk hynë nëpër kandidatura, ata që bëjnë kompromise dhe ata si Bardhyli që kur i japim një detyrë tjetër e lëshon njërin post. Po, Bardhyli sigurisht që do tju bëj apel edhe konkurentëve tjerë që kështu të veprojnë edhe pse ata nuk do të veprojnë. Suksese dhe shëndet”