Nga festat të cilat “ikin” si ditë jo pune, pasi bien të shtunën, do ti “humbim” Krishtlindjet me 6 janar, Ditën e pavarësisë me 8 shtator dhe Shën Klimenti i Ohrit me 8 dhjetor.

Vetëm në fillim të 2018-tës, Krishtëlindjet bien të shtunën, që nënkupton se dita edhe ashtu nuk është ditë pune. Pashkët është të dielën, por ditë jo pune do të jetë e hëna.

Lidhje festash interesante do të kemi në maj. Me 24 maj të enjten nuk do të punohet për Shën Kirili dhe Metodij, kurse të premten, me 25 maj, nuk do të punohet për ditën Rëshajëve, që do të jetë edhe një fundjavë e shtuar, dhe hapësirë, së bashku me të enjten të lidhen 4 ditë, ditë jo pune.

Vikend të vazhduar do të ketë edhe me 15 qershor, sepse ajo e premte nuk do të punohet për shkak të festës së Ramazan Bajramit, ditë e cila është ditë jo pune për të gjithë qytetarët e Maqedonisë.

Nga festat që ‘ikin” si ditë jo pune gjatë vitit tjetër, pasi bine të shtunën, do ti “humbim” Krishtëlindjet me 6 janar, Ditën e pavarësisë me 8 shtator dhe Shën Klimenti i Ohrit me 8 dhjetor.

Në vazhdim ua sjellim listën e plotë me ditët që nuk do të punohen ne vitin 2018-të:

Për të gjithë qytetarët e RM-së:

01janar (e henë), Viti i Ri07 janar (e diel), Krishtëlindjet, dita e parë e Krishtëlindjeve sipas kalendarit ortodoks, gjegjësisht 08 janar (e hënë) është ditë jo pune09 prill (e hënë), Pashkët, dita e dytë e Pashkëve sipas kalendarit ortodoks01 maj (e martë), Dita e punës24 maj (e enjte) Shën Kirilli dhe Metodij, Dita e Iliministëve sllavë15 qershor (e premte), Ramazan Bajrami, dita e parë e Ramazan bajramit02 gusht (e enjte), Dita e Republikës8 shtator (e shtunë), Dita e Pavarësisë11 tetor (e enjte) ,Dita e Kryengritjes Popullore,23 tetor (e Martë), Dita e Luftës Revolucionare Maqedonase,8 dhjetor (e shtunë), Shën Kilmenti i Ohrit

Për qytetarët e fesë ortodokse

06 janar (e shtunë), Krishtëlindjet, Dita para Vitit të Ri ortodoks19 janar (e premte), Dita e Pagëzimit06 prill (e premte), E premtja e Madhe, e premte para Pashkëve25 maj (e premte), Rrëshajëve, të premten para Rëshajëve28 gusht (e martë), Shën Premtja

Për qytetarët e fesë katolike:

02 prill (e hënë), Pashkët, dita e dytë e Pashkëve01 nëntor (e enjte), Dita e të gjithë shenjëtrive25 dhjetor (e martë), Dita e parë e Krishtëlindjeve

Për qytetarët e fesë muslimane:

21 gusht (e martë), Kurban bajrami, dita e parë e Kurban bajramit

Për qytetarët e komunitetit shqiptarë në RM:

22 nëntori (e enjte), Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe

Për qytetërt e përkatësisë serb në RM:

27 janar (e shtunë), Shën Sava

Për qytetarët e përkatësisë rome në RM:

08 prill (e diel), Dita ndërkombëtare e romëve

Për qytetarët e përkatësisë vllehe në RM:

• 23 maj (e mërkurë), Dita Nacionale e Vllehëve

Për qytetarët e përkatësisë hebraike të RM:

19 shtator (e mërkrë), Jom Kipur, dita e parë e Jom Kipur

Për qytetarët e përkatësisë boshnjake të RM:

28 shtator (e premte), Dita Ndërkombëtare e Boshnjakëve

Për qytetarëte përkatësisë turke në RM:

21 dhjetor (e premet), Dita e Arsimit të Gjuhës Turke.