Prokuroria Themelore në Shkup deri tek Gjykata Themelore Shkupi 1 ka dorëzuar propozim për ndjekje penale ndaj gazetarit Milenko Nedellkovski, për shkak të shpërndarjes së materialeve raciste dhe ksenofobike në internet.

Nedellkovski akuzohet se më 24.07.2018, përmes sistemit kompjuterik ka shkruar material ksenofobik, me të cilin ka shkaktuar urrejtje në baza etnike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“I dyshuari si person publik – gazetar, në profilin e tij në një rrjet social ka komentuar zjarret në Greqi, ku ka pasur edhe viktima. Me komentin e tij ai ka shkaktuar urrejtje ndaj grupit etnik – grekëve, të cilët humbën jetën në zjarrin katastrofal”, thonë nga Prokuroria.

Përndryshe, për këtë vepër penale parashihet dënim me burg prej 1 deri 5 vite.