Çiftet të cilat po ‘luftojnë’ për të pasur fëmijë thjeshtë duhet të bëjnë më shumë seks, thotë një ekspert i fertilitetit.

Mungesa e seksit të vazhdueshëm është një nga problemet më të zakonshme pse çiftet nuk mund të kenë fëmijë, thuhet sipas Dr. Geetha Venkat, një gjinekologe.

Çiftet e zëna kanë tendencë që të bëjnë seks në kohën e ovulimit, por nuk e kuptojnë se janë duke gabuar kur po e parashikojnë kohën kur një grua mund të jetë më pjellore, duke dështuar për të mbetur shtatzënë, paralajmëron ajo.

Çiftet duhet të bëjnë seks një ditë para dhe një ditë pas “kohës së ovulimit”, për shkak se spermës i duhet rrafsh një ditë për të arritur vezoren, shkruan Gazeta Express.

Kjo do t’ju sigurojë gjithashtu se ka gjithmonë furnizim të spermës së mirë në mitër, që është gati për të arritur vezën dhe për të krijuar një bebe.