LSDM tashmë ka planin se cilët nga ministrat e tyre do të ikin nga detyra, por megjithatë nuk do të ngelen pa funksione.

Informacionet partiake flasin për INA se LSDM do të lë Ministrinë e Kulturës, të cilën do ta udhëheq Lëvizja BESA. LSDM do të jap edhe Ministrinë e Bujqësisë dhe Ministrinë e Arsimit, por këto dy ministri do ti ndërrojë me BDI-në, nga e cila pritet të marrë Ministrinë e Drejtësisë dhe një ministri tjetër.

Megjithatë ministrat e deritanishëm nuk do të ngelen pa funksione. Ministrja e Arsimit, Renata Deskoska do të ulet në postin e ministres së Drejtësisë. Ndërsa ministri i bujqësisë, Lupço Nikollovski do të ulet në postin e sekretarit gjeneral të Qeverisë, pasi që pritet të shkarkohet sekretari i deritanishëm Rashkovski. Për PDSh pritet të rezervohet një ministri pa resor ose posti i zv/kryeministrit për reforma. (INA)