Sot votuesit si asnjëherë më parë e kanë të qartë se “Aleanca me BESË”
– në Tetovë garon kundër një marionete të LSDM’së, një karrieriste te korruptuar deri në fyt.
– në Strugë kundër një politikani që njihet si instalues i krimit dhe korrupsionit;
– në Çair kundër “maskave ” të grupeve kriminale;
– në Gostivar kundër një sharlatani që është e turpshme ta përfaqësojë Gostivarin tonë;
– në Zhelinë kundër një kryetari që turpërohet të identifikohet ai BDI, ndërsa u pasurua në kurriz të popullit;
– në Saraj kundër atij që ndau rreth 500 mijë euro për kriminelë që vranë shqiptarë
– në Tearcë kundër një kandidati që meritë të vetme e ka “shtruarjen e asflatit deri tek ara e tij”;
– në Likovë, Studeniçan, Bogovinë e Vrapçishtë kundër degëve të krimit që dhunshëm përpiqen të mbajnë vullnetin shqiptarë.

Të nderuar, Bilall Kasami, Ziadin Sela, Zeqirija Ibrahimi dhe Arben Taravari janë vetëm gjeneralët që do t’i prijnë betejës kundër së keqes, kundër përbuzjes, kundër pabarazisë, kundër vasalitetit që na imponoi një parti që prodhoi mjerimin politik, e e quajtur BDI.

29 Tetori është dita kur tash ia kthejmë dinjitetin komunave, e nesër ia kthejmë shpresën tërë Maqedonisë.