Pas nëntë viteve, për herë të parë po kthehet në vendlindje.

Fqinjët po i urojnë mirëseardhje, ndërsa kishin përgatitur edhe pankarta me mbishkrime “MIRË SE ERDHE KOMANDANT”.

Të gjithë një nga një presin për ta përshëndetur bashkëfshatarin e tyre, i cili qëndroi në burg për nëntë vite.

Pasi nuk mund t’i përshëndet të gjithë të pranishmit, Agim Krasniqi doli në qendër të fshatit Kondovë, ku u mirëprit me këngë patriotike.

Nga prania e shumtë e fshatarëve u bllokua edhe rruga kryesore e fshatit.

Pas nëntë viteve, nga tani Agimi do të jetë i lirë cdo fundjavë deri në përfundim të dënimit.

Krasniqi thotë se u dënua padrejtësisht. Ai shpreson se edhe shokët tjerë do të lirohen.

“Prej kur jemi burgosur edhe më herët kanë bërë padrejtësi gjithmonë, por do të kalojnë edhe këto. Nuk është puna vetëm mua por kemi ende shok që janë nëpër burgje raste të montuara, kemi raste edhe më të rënda siç është rasti monstra dhe shumë të tjerë”, tha Agim Krasniqi.

Banorët e fshatit Kondovë shpresojnë në lirimin e plotë të Agim Krasniqit, ata thonë se janë të gëzuar që është liruar për fundjavë, pas nëntë viteve burg.

“Shumë mirë ne e kemi pritur prej moti lirimin e tije, ishalla lirohet për krejt. Agimi ka ndihmuar për krejt ka qenë njeri i drejt.”

“Duhet të lirohet për krejt është i pafajshëm.”, thanë disa banorë të fshatit Kondovë.

Të pranishëm në pritjen e Agim Krasniqit erdhën edhe nga vende tjera për rreth.

Krasniqi u arrestua në zgjedhjet e vitit 2008, me akuzat për parregullsi dhe shkaktim të incidenteve zgjedhore. Ai ishte i vetmit nga grupi i tij që mori dënim maksimal.

Deri në përfundim të dënimit, Krasniqi prapa grillave do të qëndrojë edhe 5 vite, përveç ditëve të fundjavës.

https://youtu.be/W4umtvBan7U