Prokurorja Publike, Katica Janeva, e ftuara e sontëshme në TV Telma, ju përgjigjet pretendimeve rreth zërave se PSP është një instrument politik, me arsyen se deri me tani nuk ka hetime të anëtarëve të partive të tjera përveç të atyre të VMRO-DPMNE, ajo deklaron se këto akuza do të mohoen me kohë dhe se PSP tashmë i ka të hapura procedurat paraprake hetimore për zyrtarët e qeverisë aktuale.

“Nëse do ishte ligj për mbrojtjen e dëshmitarëve, ne mund të ishim në gjendje të mbronin z. Kosta Krpach. Aktualisht kemi rreth 100 procedura paraprake. Disa prej tyre do të mbyllen, ngaqë nuk ka prova. Nëse me koha, procedurat hetuese dhe hetimore bëhen akuza, dhe statusi i PSP’së akoma mbetet i pa zgjidhur, atëherë këto raste do t’u përcillen kolegëve tanë në Prokurorin Publike”, tha Janeva.