Ish ministrja e Punëve të Brendshme të Maqedonisë, Gordana Jankuloska, është paraqitur në Prokurorinë Speciale Publike, e shoqëruar nga avokati i saj Nikolla Dodevski.

Ndërkohë, sipas “Alsat”, Jankuloska është duke u marrë në pyetje, por ende nuk dihet se për cilën çeshtje, kjo pasi që Jankuloska është përfshirë në disa prej tyre.

Ndërkohë, ng PSP kanë bërë me dije se aktualisht janë rreth 1500 persona të cilët po merren në pyetje si donatorë të VMRO-së në zgjedhjet e 2014-ës.