Sekretari i VMRO DPMNE-së Janushev në debatin e sotshëm ka deklaruar se është i bindur se deputetët e grupit parlamentar të kësaj partie nuk do të votojnë “Për” ndryshimet kushtetuese, shkruan Fakte. Nga ana tjetër, nënkryetari i LSDM-së Zekiri nuk ka treguar sa vota ka siguruar mazhoranca për të ndryshuar aktin më lartë juridik në vend:

”Pasnesër do të shihni sa vota kemi dhe nëse i kemi siguruar 2/3 e votave”- ka thënë Zekiri, i cili në ditët e kaluara ka shpalosur numrin e 82 votave të siguruara për votimin e të premtes.