Sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së dhe bartësi i listës në NJZ 3, Igor Janushev sot në komunën Çeshinovë-Obleshevë u takua me prodhuesit e orizit, ku theksoi se pas fitores më 15 korrik dhe formimit të qeverisë së VMRO-DPMNE-së, do të fillojë me kthimin e dinjitetit të bujkut maqedonas.

Janushev theksoi në takim se Qeveria e VMRO-DPMNE-së do të garantojë blerje të sigurt të produkteve bujqësore, si dhe investime në bujqësi prej 640 milionë eurosh vetëm për subvencione, 80 milionë euro për ndërtimin e sistemeve të reja të ujitjes, si dhe 50 për qind financim për blerjen e bagëtive të reja.

Subvencionet për të gjithë bujqit, tha ai, duhet të jenë një burim i sigurt i të ardhurave që ata të jenë në gjendje të shumëfishojnë prodhimin.