“Ky do të jetë Messi i ri!”… U shprehën kështu përgjegjësit e La Masia, Akademia më prestigjoze në botë, ku Barcelona ndër vite ka fërguar talente dhe futbollistë që më pas ishin suksesi i ekipit të parë.

Mes tyre, edhe një “prurje” nga Japonia (Kawasaki Frontale). Takefusa Kubo, vetëm 10 vjeç, do të transferohej në Spanjë, aty ku në Katalonja do të stërvitej me blaugranat.

Për shkak të këtij operacioni FIFA bllokoi Barcelonën me dy seksione afatesh kalimtare.

Lojtari qëndroi deri 14 vjeç dhe u kthye në atdhe te FC Tokyo, për t’u rikthyer në Spanjë, këtë herë te Real Madrid (që akuzohet se ishte klubi që spiunoi te FIFA për këtë rast).

Në korrik të vitit 2019, fantazisti do të mbërrinte në “Bernabeu” duke u bërë pjesë e ekipit të rinjve dhe xhiruar këtë sezon në huazim te Mallorca. Sot, Kubo mbush 19 vjeç dhe deri tani numëron 5 ekipe…