E enjte, 2 Maj, 2024
Ballina Lajme Bota Japoni, mbi 400 vetë bllokohen në një tren

Japoni, mbi 400 vetë bllokohen në një tren

Më shumë se 400 vetë u bllokuan në një tren gjatë natës pasi një stuhi dëbore që ka përfshirë Japoninë perëndimore mbuloi hekurudhën në qytetin e Nigatës.

Për shkak të trashësisë së borës rrotat e trenit nuk mund të ktheheshin, duke detyruar drejtuesin e tij të ndalonte udhëtimin në orën 19 të ditës së enjte, më pak se tre orë pasi kishte nisur udhëtimin.

Zyrtarët vendosën se evakuiimi i menjëhershëm i të gjithë udhëtarëve ishte shumë i rrezikshëm për shkak të borës dhe errësirës.

Ata evakuuan vetëm pesë udhëtarë, të cilët ishin të sëmurë, ndërse pjesa tjetër e udhëtarëve u evakuua në mëngjesin e së premtes.

Treni kishte energji elektrike dhe ngrohje. /VOA/