Sot ambasadori i Japonisë, Hironori Sawada ishte pjesëmarrës në ceremoninë e dorëzimit të përfundimit me sukses të GGP projektit në Institucionin shëndetësor publik Qendra e shëndetit publik – Shkup. Ngjarja u organizua nga drejtori mjekësor i Qendrës për shëndet publik – Shkup, Viktor Isjanovski, në shenjë mirënjohjeje për donacionin. Projekti financoi blerjen e 3 defibrilatorëve, 4 aspiratorëve, 2 pompave shiringash, 2 pompave për infuzion, 10 imobilizues spinal, 2 karrigeve për evakuim dhe 20 elektrokardiografëve për ISHP Qendra e shëndetit publik – Shkup, me vlerë të përgjithshme prej 40.420 euro, njofton Portalb.mk.

“Gjatë vitit 2021, njësia emergjente mjekësore ka kryer 6.485 EKG, 3.362 intervenime pas lëndimeve traumatike dhe aksidente automobilistike duke përdorur imobilizues spinal dhe 5.162 transporte mjekësore të pacientëve në të gjithë qytetin e Shkupit.” – tha Isjanovski.