Gazetarja Jasmina Anevska do të jetë femra e parë zëdhënëse e Qeverisë së Maqedonisë në historinë e saj.

Siç bënë të ditur Makfaks, Anevska ka punuar në TV Tellma ku thuhet se ka dhënë dorëheqje dhe se po përgatitet për punën e re. Ajo duhet ta zëvendësoje Aleksandar Gjorgiev i cili u shkarkua në seancë qeveritare.

Anevska ishte në qendër të vëmendjes më 2015-n kur duke transmetuar lajmet qendrore ka hequr dëgjuesen nga telefoni i kuq i cili ishte vendosur si pjesë strategjisë së marketingut të televizionit se nuk pranojnë porosi.

Nga Qeveria as nuk e vërtetojnë a as nuk e demantojnë lajmin. Anevska ka qenë në pushim vjetor pas së cilës pritet të merr funksionin e ri.