Tronditje e vërtetë pritet të ndodhë javën e ardhshme në Kumanovë. Policia e Kumanovës nga e hëna pritet të nxjerrë në shesh afera dhe skandale të papara deri tani në këtë qytet.

Fillimisht do të zbulohen diploma të falsifikuara të personave të punësuar në polici, e pastaj nuk përjashtohet mundësia të zbulohen raste të ngjashme edhe në institucionet tjera në këtë qytet.

“Do të bien koka të njohura të policisë në Kumanovë dhe në vendin e tyre do të emërohen policë tjerë”, kanë njoftuar burimet e Gazetës Lajm.