Presidenti i Qendrës për bashkëpunim ndërkombëtar dhe zhvillim të qëndrueshëm, Vuk Jeremiq, vlerësoi sot se Serbia vitin e ardhshëm do të përballet me situatë të vështirë, në të cilën duhet të zgjedhë ndërmjet pranimit për anëtarësimin e Kosovës në OKB, ose ashpërsimit të ri me faktorët kryesorë ndërkombëtarë.

Ai në një emision në Vojvodinë, vlerësoi se situata pas referendumit për pavarësinë e Katalonisë është shumë serioze dhe se ajo mund të ndikojë në dialogun Kosovë-Serbi.