Jetona Selimi nëpërmjet një reagimi në rrjetin e saj social fejsbuk i kundërpërgjigjet Kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz Merko, ku ky i fundit sot në një deklart për media tha që Jetona Selimi dhe shumë të tjerë kanë marrë paga duke mos u paraqitur aspak në punë dhe që s’janë të Strugës.

Në vijim reagimi i plotë:

Jam nga Struga po aq sa është Ramis Merko, madje jemi me prejardhje nga i njëjti fshat (Frengovë). As nuk e vë në dyshim që ai e di mirë këtë fakt. Por mesa duket nuk na dashka as edhe në qytet. Epo më vjen keq more se nuk e kam në plan të shpërngulem asgjëkundi. Dhe sa për prezencën time në vendin e punës, e dinë shumë mirë të gjithë ata administratorë që sot shëtisin rrugëve të qytetit dhe të gjithë jemi dëshmitar.
Merreni veten me të mirë dhe mos shpejtoni me deklarata se dukeni qesharak.
P.S ja dhe dokumenti më zyrtar i mundshëm që ka një shtetas.