Tanimë kur ka mbushur një vit në n’krye të dikasterit të drejtësisë, ministr Krenar Lloga thuajse ka dështuar në të gjitha përcaktimet për të cilat ishte zotuar politikisht se do t’i realizon:
Heqja e 20%-it, udhëzimi administrativ për përkatësinë etnike në certifikatat e lindjes, parandalimi i Kodit Penal me dispozita amnistuese Ligji për amnisti, si dhe së fundmi lirimin e Sasho Mijallkov, Goran Grujovski dhe Toni Jakimovski që morrën aktgjykim lirues në rastin “Thesari”, që ka të bëjë me keqpërdorimin e mjeteve nga Buxheti i shtetit për furnizim të pajisjes elektro-komunikuese për nevojat e Drejtorisë së Pestë pranë DSK-së.
Si për ters, Lloga ishte kundër Kodit Penal, por ai u miratua, Lloga ishte pro ligjit për amnisti të njëjtit nuk i kaloi nevoja. I pari i drejtësisë kishte paralajmëruar se rrëzimi i amnistisë nuk do të sjell pasoja politike brenda shumicës parlamentare.
“Nëse bllokohet, do iu dërgojë të gjithë deputetëve përveç albumit ke kushtet e burgut të Idrizovës do ua dërgojë edhe nga një pasqyrë që ta shohin veten para pasqyrës, publikut dhe familjes vetë dhe nuk mund të lejojmë që njerëz të dënuar nga pakujdesia të kthehen si kriminel në shtëpi”, kishte deklaruar Krenar Lloga, Ministër i Drejtësisë.
Për miratimin e Kodit Penal pa nënshkrimin e tij, Lloga kishte deklaruar se propozimi është dorëzuar në Kuvend gjatë kohës kur ai ndodhej jashtë shtetit dhe se zëvendësja ka shfrytëzuar mungesën e tij për ta dorëzuar draftin në Kuvend.
Po ashtu , ministri Lloga ishte angazhuar angazhuar për të sjellur në rigjykim rastin Alfa, mirpo edhe përkundër angazhimit të vtij Gjykata Supreme solli vendim për refuzimin e ankesës së bmjerit prej të dënuarve për të sjellur rastin në rigjykim dhe kështu duke pamundësuar që në këtë fazë për të sjellur rigjykim për Agim Islamin.