Edhe prokurorët shqiptarë e kanë mbështetur rikualifikimin e lëndës për Almirin e vogël nga Kumanova të cillën e goditi për vdekje me veturë, Boban Ilic. Kështu ka bërë të ditur në mënyr indirekte kryeprokurori, Lubomir Jovevski, transmeton Gazeta Lajm. Ai sot tha publikisht se edhe prokurorët shqiptar kanë votuar “pro” që të rikualifikohet vepra për vrasje për të cilën është akuzuar, Boban Ilic, dhe i njëjti të akuzohet vetëm për aksident trafiku. Deri tani prokurorët shqiptarë nuk kanë reaguar zyrtarisht nëse kanë votuat ose jo për rikualifikimtë veprës. Qasja e fundit e prokurorëve shqiptarë, sipas Jovevskit, e vendos në dyshim serioz pavarësinë, lojalitetin dhe dinjitetin e prokurorit publik, “pasi qëndrimet e tyre janë të shkaktuar si rezultat i qëllimeve tjera, të cilat nuk kanë lidhje me kryerjen e profesionit të prokurorit”.