Pas arritjes në shtëpi, Agim Ismailoviq deklaroi se ndjehet i lumtur që drejtësia ka ardhur në vend, dhe falënderoi të gjithë shqiptarët që i kanë ndihmuar atyre.

“Ju falenëdëroj të gjithëve për përkrahjen, deri në ditën e sodit. Zoti e shpërbleftë këtë popull, i cili na ka përkrah prej në fillim. I gëzoftë gjitha nënat e të burgosurve. Ka njerëz që janë shumë të pafajshëm që janë brenda. Ata që e kanë bërë këtë vepër duhet të përgjigjen. Drejtësi do të vije në vend. Elhamdulia që janë liruar edhe të tjerë. Zoti e shpërbleftë tërë këtë popull, të cilët kanë ndihmuar deri më sot”, deklaroi Agim Ismailoviq pas lirimit të tij.

Pas daljes nga burgu dhe takimit me familjarët, Sami Luta u shpreh shumë i emocionuar në lidhje me këtë moment.

“Është një gëzim për familjen. Me këtë ditë të sodit u dëshmua pafajësia jonë. Edhe njëherë gjithë shqiptarëve që na përkrahën, merita është e tyre”, tha Sami Luta.