“E vetmja gjë që është bërë për vendosjen e filtrave është kjo pllakë dhe që para disa muajve ka mbetur në këtë gjendje dhe nuk ka lëvizur aspak në drejtim të vënies së filtrave siç edhe flasin drejtuesit e këtij kombinati”, përcjell Fol.

Drejtuesi i Sindikatës së punëtorëve Bajram Amiti tha për Alsat M se drejtuesit e Jugohromit kanë kërkuar nga Qeveria leje për të punuar dhe njëkohësisht të vendosen edhe filtrat.

Mendoj se me nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje një herë e për gjithmonë do zgjidhet problemi i të punësuarve të Jugohromit që të kthehen në vendet e tyre të punës dhe kapitulli tjetër do mbyllet një herë e për gjithmonë dyshimi për ndotjen sa i përket Jugohromit. Në këtë marrëveshje parashihet edhe ndërtimi i filtrave në faza -deklaroi Bajram Amiti, Kryetar i Sindikatës së punëtorëve të Jugohromit.

Për sektorin Civil, dhënia e lejes për të restartuar fabrika pa ndërtimin e filtrave është e pa pranueshme. Nga Eko Guerilla kërkojnë që, Qeveria të kërkojë nga drejtuesit e kombinatit që të deponojë garanci dhe të lehohet mbykëqyrja nga sektori civil për vendosjen e filtrave.

Jugohromi nuk guxon të hapet pa përmbushur standardet ekologjike. Reagimi qytetar do jetë i ashpër, nuk do lejohet rihapja e Jugohromit pa plotësim të standardeve. Do kërkojmë po ashtu zbardhjen e marrëveshjes në detaje për të parë se për çka do merren vesh ata dhe do kërkojmë edhe monitorim të pavarur duke angazhuar edhe ekspertë tanë – deklaroi Arianit Xhaferi. Eko Guerilla.

Jugohrom u mbyll një vit më parë për mos vendosjen e filtrave. Drejtori i kombinatit Vasko Skenderovski kishte premtuar vendosjen e filtrave. /Fol/