‘Derbi i Italisë’ do të zhvillohet të shtunën mes Juventusin dhe Interit, që vijnë në këtë ndeshje në formën më të lartë.

Ndeshja më e zjarrtë e Italisë dhe njëri ndër derbit më të mëdhenj në botë, gjithmonë shquhet për angazhimin e madh të të dy skuadrave.

Ndër vite janë shënuar gola të bukur në këto ndeshje, ndërsa më poshtë do t’i gjeni 10 më të bukurit të shënuar nga viti 2000 deri më tani.

Clarence Seedorf dhe Pavel Nedved janë në këtë listë me nga dy gola.

Nuk mungojën as golat e Alex Del Pieros dhe Zinedine Zidanes.

Interi në listë ka Julio Cruzin dhe Francesco Toldon, me golin legjendar të tij.

Ndeshja mes Juventusit dhe Interit, do të zhvillohet në Allianz Stadium në ora 20:45.