Juventus janë të interesuar të transferojnë sulmuesin e Borussia Monchengladbach, Marcus Thuram.Thuram aktualisht po shkëlqen në Bundesligë me 14 gola dhe nëntë asistime në 37 ndeshje për Borussia Monchengladbach, përcjell GazetaBlic.Thuram është kryesisht një qendërsulmues, por ai mund të luajë në secilin rol sulmues, duke e lejuar atë të përshtatet në mënyrë të përsosur me taktikat e Maurizio Sarri.