Gruaja e lindur me emrin Ruster Elza Brandesz, qw i ka shpejtuar jetën shumë hebrenjve gjatë periudhës naziste, ka ndërruar jetë në Sopron të Austrisë në moshën 110 vjeç. Ajo është po ashtu personi që i ka shpëtuar jetën nga Holokausti miliarderit të ardhshëm Geroge Soros.

Kjo grua ka qenë nderuar nga Memoriali Izraelit i Yad Vashem që nga viti 1995. Gjatë periudhës së nazismit ajo ka fshehur 13 vjeccarin George Soros dhe motrën e tij në shtëpinë e saj verore në Liqenin Balaton në Hungari.

Brandeisz ka qenë e dëgjuar si balerinë dhe mësuese e baletit. Po ashtu ka qënë e angazhuar në aktivitetet e Kishës Evangjeliste Luteriane të Hungarisë. Së fundmi, jetonte në vetminë apartamentin e sajnë Sopron, një qytet hungarez në kufi me Austrinë. Pas festimit të përvjetorit të saj të 110, ajo ishte gjithnjë e më e brishtë deri në ditët e fundit të jetës së saj, raporton media hungareze të shtunën.