Lëvizja BESA dhe Bashkimi Demokratik për Integrim sot janë ‘kacafytyr’ lidhur propozim ligji për tregti dhe tregje të gjerlbërta, njofton agjencia e lajmeve INA.

Deputeti i Lëvizjes BESA, Zeqirja Ibrahimi përmes një postimi në rrjetet sociale pohoi se ky ligj do të miratohet me ndihëm e partisë që përfaqëson.

“Ashtu siç i kishim premtuar Shoqatës së Tregtarëve të Tregjeve të Gjelbra dhe tregtarëve të tregjeve të gjelbra, deputetët e Lëvizjes BESA, duke votuar PËR, E MBËSHTETËN propozimin që ligji të hyjë në procedurë kuvendore me procedurë të shkurtër dhe ne do të votojmë edhe PËR miratimin e tij!Urime! Besa është amanet!”, u shpreh Ibrahimi.

Pas deklaratës së tij i menjëhershëm ishte reagimi i BDI-së, parti e cila dokumenton se ky propozim-ligj është nismë e deputetëve të tyre.

“Në lajmin e kandidatit të Besës se gjoja ata paskan premtuar Shoqatës së Tregtarëve të Tregjeve të Gjelbra dhe tregtarëve të tregjeve të gjelbra, që janë nismëtarë për të hyrë ligji në procedurë kuvendore me procedurë të shkurtër e japim këtë foto e cila e tregon të vërtetën e nismëtarëve të kësaj procedure”, thuhet në reagimin e BDI-së.