Shkrimtari i mirënjohur, Ismail Kadara e ka konsideruar lajmin për ndarjen nga jeta të Dritëro Agollit, një nga njoftimet më tronditëse të këtij dimri.

“Lajmi i vdekjes së Dritëro Agollit ka qenë një nga njoftimet më tronditëse të këtij dimri, jo vetëm për njerëzit e artit , por për gjithë shqiptarët, kudo ku ata ndodhen. Dritëro Agolli ka qenë dhe do të mbetet përgjithmonë i pazëvendësueshëm në vlerat dhe në dramën hijerëndë të letërsisë shqiptare. Ai do të na mungojë të gjithëve”, ka shkruar Kadare.