Ndryshimet në ligjin për Gjykata dhe Këshillin Gjyqësor do të jenë të realizueshme në praktikë nëse ato zbatohen në mënyrë të përpiktë nga instancat më të larta të pushtetit Gjyqësor.
Kështu vlerëson analisti Bekim Kadriu ,sipas të cilit fokusi duhet të vendoset tek Këshilli Gjyqësor i cili emëron gjyqtarët ,kontrollon punën e tyre, vendos për shkarkimin e gjykatësve andaj në kuadër të tij duhet të përzgjedhen anëtarë që garantojnë funksionim objektiv dhe të paanshëm të tij.

“Këshilli gjyqësor domosdoshmërish të jetë më transparent në punën që bën ,ka rregulla që momentalisht kanë të bëjnë me transparencën e këshillit gjyqësor por edhe në praktikë këshilli gjyqësor të jap llogari se pse për një pozicion është zgjedhur një gjyqtar pse është iniciuar një procedurë discilpinore ose pse është shkarkuar një gjyqtar pra të ketë transparencë në punën e këshillit gjyqësor dhe zbatimi i këtij legjislacioni që ka të bëjë me reformat mos të jetë selektiv. Kur kemi të bëjmë me përgjegjësin e gjyqtarëve ka forma të ndryshme të përgjegjësisë dhe masa disciplinore por nuk është poenta te ekzistimi i masave disciplinore por ata që duhen të shqiptohen të bëhen në mënyrë të paanshme objektive dhe jo në mënyrë selektive me të porositur si kemi pasur situata deri më tani”, shprehet eksperti juridik Bekim Kadriu.

Këshilli Gjyqësor është organi që duhet të garantojë një zbatim objektiv edhe në aspekt të përgjegjësisë disciplinore të gjyqtarëve, shprehet më tej Kadriu.

Prej momentit të selektimit të kandidatëve të respektohen në mënyrë të drejtë kriteret edhe kualitative edhe kuantitative për emërimin ose zgjedhjen e gjyqtarëve poashtu edhe për avancimin e tyre kur kalojnë nga gjykatat më të ulta në gjykta më të larta të bëhet në një proces më transparent dhe ku do garantohet që gjyqtarët më të mirë të mund të avancohen dhe në bazë të kritereve edhe kualitative por edhe kuantitative”, shprehet eksperti juridik Bekim Kadriu.

Kadriu më tej potencon se nuk është variant i preferueshëm që Ministri i Drejtësisë dhe Kryetari i Gjykatës Supreme të jenë anëtar të Këshillit Gjyqësor, duke shtuar sepse Këshilli nuk guxon të ndikohet nga askush, madje as anëtarësimi i tyre të ndikojë në bllokimin e punës së këtij organi të lartë dhe të rëndësishëm të gjyqësorit në vend./Gazeta Express/