Pas betimit solemn, gjyqtari kushtetues, Osman Kadriu falenderoi parlamentin për besimin e treguar, për përzgjedhjen e tij për gjyqtar kushtetues të Republikës së Maqedonisë. Ai tha se do ta kryejë funksionin me përgjegjësi, në përputhje me parimet e sundimit të ligjit, përcjell Fol.

Kadriu ka folur edhe për miratimin e Ligjit për përdorimin e gjuhëve.

”Unë jam i njohur me përmbajtjen dhe ndërhyrjet në Ligjin për gjuhët. Mendimi im si avokat, është se ky Ligj është në frymën e Kushtetutës dhe të normave kushtetuese. Çështja e gjuhës është e garantuar me kushtetutë. Ky ligj parashikon vetëm teknikën, si të zbatohet gjuha shqipe”. /Fol/