Profesori universitar i së drejtës kushtetuese Osman Kadriu ka deklaruar se oferta e partive politike shqiptare për ta ndryshuar kushtetutën është e pamundur. Oferta e partive politike shqiptare në Maqedoni për ta ndryshuar kushtetutën është e pamundur. Oferta për ridefinim, buxhet proporcional, parlament dy dhomësh të gjitha këto oferta janë të parealizueshme. Kështu vlerson për Zhurnal profesori universitar i së drejtës kushtetuese, Osman Kadriu.

Sipas tij kushtetuta e Maqedonisë mund të ndryshohet vetëm nëse në Parlament votojnë mbi 80 deputet. Kjo do të thotë se shqiptarët asnjëher nuk mund të sigurojnë këtë numër, për shkak se numri maksimal i deputetëve shqiptar në Parlament është 29 deputet. Për shkak të këti argumenti, ciladoqoftë parti shqiptare BDI,PDSH,BESA,LR-PDSH, edhe poqëse fitojnë një parti nga këta 25 deputet, ata nuk munden të kushtëzojnë partnerin maqedonas VMRO-DPMNE dhe LSDM që të ndryshojnë kushtetutën për shkak të numrit të vogël të deputetëve. Kjo dëshmon qartë se oferta politike e partive shqiptare është vetëm margeting politik dhe asnjëher nuk mund të realizohet në praktikë.

Kadriu thotë se oferta politike e partive shqiptare nuk duhet të bazohet në ndryshim të kushtetutës por në zgjedhje ligjore për shkak se kushtetuta e Maqedonisë mezi me luftë u ndryshua në vitin 2001 dhe ndryshim tjetër në favor të shqiptarëve nuk mund të ketë.

“Siç është e njohur në çdo procedurë zgjedhore, qofshin ato parlamentare, lokale apo presidenciale partitë politike premtojnë vetëm që të krijojnë një bindje dhe ta fitojnë një besim tek popullata se ja do të kryejn diçka në dobi të qytetarëve, por faktikishit gjithmonë premtojnë diçka që nuk ka fare gjasa të realizohet. Ashtu siç propozohen edhe ofertat e tanishme nga partitë sidomos ajo e buxhetit, si do të miratohet aj buxhet deri sa nuk parashikohet mundësia që buxheti të jetë në katalogun e ligjeve të aktve tjera juridike për të cilën do të kërkohet shumica e dyfisht apo batenderi. Paritë premtojnë që malet do ti bëjnë fusha, por popullata nuk do ti pranon këto oferta si serioze sepse e di që shumë vështirë janë për tu realizuar nëse nuk ke shumicë në Parlament”,
ka deklaruar për Zhurnal, profesori i së drejtës kushtetuese Osman Kadriu./Zhurnal