Pavarësisht se zgjoheni nga gjumi për të shkuar në punë ose thjeshtë për t’u relaksuar në ditë vikendi, shumë nga ne konsiderojmë se kafja është pjesë rutinore e mëngjesit.

Kafja ka një mori përfitimesh, duke përfshirë koncentrimin dhe rritjen e energjisë.

Kohët e fundit, ekspertët e shëndetësisë zbuluan se konsumimi i kafesë mund të zvogëlojë rrezikun e shfaqjes së sklerozës, raporton express.co.uk.

Por pirja e kafesë në mëngjes mund të jetë më e dëmshme se sa që njerëzit hamendësojnë, sipas ekspertëve të shëndetësisë.

Kafja në stomakun bosh mund të bëjë kërdi me traktin tuaj të tretjes.

Farmacisti Nitin Makadia shpjegon: Kafja stimulon prodhimin e acidit klorhidrik i cili në mungesë të ushqimit mund të dëmtojë stomakun duke shkaktuar sëmundjet deri në urth apo disepsi.