Shkruan Lulzim Aliti

Artan Grubi nga radhët e Bdi-së me veprimet e tij,duke dashur të hiqet si ,,Kryesori i BDI” dhe duke qenë nën ndikimin e mendjemadhësisë së tij por me trurin e vogël që ka, po dëshmon se është duke dëmtuar proçeset interguese të vendit, fjalori i tij përçarës dhe prepotenca që janë karakteristikë e tij po bëhen pengesë për stabilitetin politik të brendshëm, sidomos mes partnerëve të koalicionit.
Artan Grubi në pozicionin e Kryetarit të Komisionit per politikë të jashtme ku po diskutohet Propozim ligji për Gjuhët ka hapur një konflikt të panevojshëm me Lëvizjen Besa dhe kjo dëshmon për mungesë të kapacitetit të tij për të udhëhequr proçese.
Parashtrohet pyetja cilit interes i shërben Grubi? Kur dihet që një situatë e këtillë destabilizuese i shërben vetëm VMRO-së.
Duke e ditur se Grubi është mik shum i afërt i Ilija Dimovskit për të cilin flitet si Lider i ardhshëm i VMRO-së, atëher parashtrohet dilema se a mundë të jetë Artan Grubi ,,Kali i Trojës” brenda Koalicionit Qeverisës që punon për të prishur raportet brenda koalicionit aktual mes Lsdm, Bdi dhe Ash-së?

Veprimet e fundit të Grubit edhe në Kuvendë por edhe liferimi i informacioneve të rrejshme tek gazetarët se mardhëniet brenda koalicionit qeverisës janë të brishta, atëherë mundë të thuhet se Grubi është duke punuar për interesat e VMRO-së dhe miqve të tij të ngushtë si Dimovski dhe djali i Mijallkovit..

Veprimet e Grubit më së shumti e dëmtojnë BDI-në e cila edhe ashtu në opinion përceptohet si e afërt me VMRO për shkak të bashkqeverisjes tetë vjeçare dhe për pasojë BDI nga 150 mijë vota në 2015 në zgjedhjet e fundit u përgjysmua pikërisht pët shkak të afërsisë me VMRO-DPMNE.