Burime partiake pranë BDI-së theksojnë se për INA ish-zv/kryeministri dhe njeriu më me ndikim i kësaj partie, Musa Xhaferi synon që në garën për komunën e Kërçovës ta nxjerrë një kandidat të afërt të tij. Ndër emrat e përmendur është edhe Avzi Sulejmani, një aktivist dhe afarist i suksesshëm, që u përmend këtyre ditëve nga disa portale. Por asgjë nuk është bërë zyrtare nga kjo parti dhe se për këtë kanë heshtur edhe kreu i kësaj partie Ali Ahmeti.

Ndërkohë, Fatmir Dehari, kryetari aktual i komunës ka bërë të qartë se del edhe për një mandat në mejdanin politik zgjedhor për komunën e Kërçovës. Ai prej tani ka lansuar qëndrimet e prera brenda strukturave të BDI-së se do të jetë sërish kandidat për Kërçovën.

Ahmeti deri po heshtë, ka si variant që ti ofrojë Deharit një post ministror, për tia kënaqur apetitet, që të heq dorë nga rikandidimi. Deri tani nuk ka qëndrime zyrtare edhe nga dega e Kërçovës. Komuna e Kërçovës për herë të parë është qeverisur nga shqiptarët gjatë këtij mandati, por fal votës së diasporës, e cila masivisht erdhi në vendlindje për të përkrahur kandidatin shqiptar përballë atij maqedonas. (INA)