Sektori i Punëve të Brendshme i Kërçovës deri te Prokuroria Publike kompetente ka dorëzuar padi penale kundër 46 vjeçarit D.P nga fshati Osoj i Kërçovës për shkak dyshimit se ka kryer vepër penale “mosrespektim të dispozitave shëndetësore gjatë epidemisë”.

Siç informon zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimoski, i dyshuari si kujdestar klase në shkollën fillore në Kërçovë ua ka dorëzuar dëftesat nxënësve nga klasa edhe pse ka nënshkruar deklaratë për vetëizolim të obligueshëm.

Gjithashtu, Dimoski informon se gjatë 24 orëve të fundit në rajonin e SPB Kërçovë, janë konstatuar nëntë kundërvajtje për mosmbajtje të pajisjeve personale mbrojtëse për fytyrë. Janë lëshuar edhe urdhërpagesa kundërvajtëse për kryerje të kundërvajtjeve.